Bulliqi inspekton punimet në ndërtimin e Urgjencës së Qytetit
27 mars 2023
| 11:12
Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë, Adelina Stublla i ka përcjell nga afër punimet e ndërtesës së Urgjencës së Qytetit.
“Dinamikë e jashtëzakonshme dhe punë cilësore, kështu mund ta përshkruajmë ecurinë e punimeve në ndërtimin e Urgjencës së Qytetit. E përgëzuam kompaninë punëkryese për punën që po bënë, si dhe ofruam gjithë mbështetjen komunale për realizimin sa më të mbarë të projektit”, ka thënë Bulliqi.
Ai ka theksuar se Urgjenca e Qytetit do të jetë objekt i kompletuar me pajisjet më moderne shëndetësore, me cilësinë dhe dinamikën e punimeve urgjenca është edhe model për t’u ndjekur në planifikimin dhe realizimin si projekt.