Bulliqi kërkon mbështetje shtesë nga qeveria për projektet në Podujevë

04 gusht 2021 | 16:05

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur të mërkurën në takim, ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, të cilin e ka informuar për projektet që po realizohen në komunën e Podujevës dhe planifikimet për të ardhmen.

Në takimin ku ishin prezent edhe deputeti llapjan, Fitim Haziri, drejtori i Urbanizmit, Bujar Hasani dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Fevzi Jetullahu, kryetari Bulliqi ka kërkuar mbështetje shtesë nga qeveria për projektet e komunës së Podujevës.

“Komuna e Podujevës bënë pjesë në komunat e mëdha, si nga territori, ashtu edhe nga numri i popullsisë, ndaj edhe nevojat dhe kërkesat për investime janë të mëdha, ndaj edhe presim dhe kërkojmë mbështetjen e nivelit qendror”, ka thënë Bulliqi.

Ndërsa ministri Krasniqi, u zotua për angazhim në mbështetje të projekteve të përbashkëta me komunën e Podujevës.

Pas takimit, delegacioni i komunës së Podujevës, së bashku me ministrin Krasniqi vizituan lagje ku jetojnë qytetarë të komuniteteve pakicë, për t’i parë nga afër kushtet në të cilat ata jetojnë, nevojat dhe kërkesat e tyre.

Kryetari Bulliqi dhe ministri Krasniqi, u zotuan se do të punojnë maksimalisht që do të ofrojnë përkrahje dhe ndihmë bazuar në nevojat që kanë këto komunitete.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fundvitin e kaluar, ishte asfaltuar rruga me gjatësi prej 600…