
Bulliqi liron nga detyra drejtoreshën e Inspeksionit
08 maj 2023
| 17:04
Komuna e Podujevës ka bërë me dije se me kërkesë të drejtoreshës së Inspeksionit, Florentina Osmani, për t’u liruar nga detyra si udhëheqëse e këtij dikasteri për shkak të angazhimeve të tjera profesionale, ajo është liruar të hënën nga kjo detyrë.
Me këtë rast, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi e ka falënderuar ish-drejtoreshën Osmani për punën dhe kontributin e saj për periudhën që ka udhëhequr me këtë dikaster.
Ndërsa ish-drejtoresha e ka falënderuar kryetarin Bulliqi për besimin, bashkëpunimin dhe ka shprehur gatishmërinë e plotë që të ndihmojë komunën në aspektin profesional çdo herë.