Bulliqi ndan mirënjohje për togeren Antigona Çitaku-Dibrani
03 maj 2024
| 12:45
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka ndarë mirënjohje për togeren Antigona Çitaku-Dibrani, e cila para pak ditësh ka fituar çmimin ndërkombëtar për shërbim në komunitet nga Asociacioni Ndërkombëtar i Grave Police.
Kryetari e përgëzoi Çitakun për çmimin e fituar dhe kontributin e saj të vazhdueshëm në rendin dhe sigurinë publike në qytetin e Podujevës, duke u zotuar që do të mbështesë dhe do të vazhdojë bashkëpunimin e shkëlqyer me Stacionin Policor në Podujevë.
Ndërsa Togerja Çitaku falënderoi kryetarin Bulliqi për mirënjohjen, vlerësimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.
Në takim ajo shoqërohej nga Komandanti i Stacionit Policor, Bashkim Bajrami dhe zëvendëskomandantja, Valbona Blakçori.