Bulliqi nënshkruan marrëveshjen për grantin e performancës komunale

16 mars 2021 | 11:46

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur të martën në takim Hamdi Fazliun dhe Ganimete Salihun, përfaqësues të Ministrisë së Pushtetit Lokal, me të cilët ka nënshkruar marrëveshjen për Grantin e Performancës Komunale.

Marrëveshja e nënshkruar ka për qëllim bashkëpunimin në mes palëve për pjesëmarrje në Grantin e Performancës Komunale (GPK) për vitin 2021 dhe krijon kornizën për përkrahje financiare me qëllim të ngritjes së performancës komunale.

Në bazë të marrëveshjes, trepalëshe MAPL, Komuna e Podujevës dhe Helvetas Swiss Intercooperatinon Kosova, komuna obligohet që të shfrytëzojë menaxhojë fondet e marra nga GPK-ja në përputhje me legjislacionin e zbatueshëm në Kosovë.

Komuna gjithashtu zotohet se do të ofrojë të dhëna të sakta në lidhje me çështjet e kërkuara për pjesëmarrje në GPK.

Ky grant bashkëfinancohet nga Qeveria e Kosovës e përfaqësuar nga MAPL, Qeveria e Zvicrës, Qeveria e Suedisë dhe Qeveria e Norvegjisë të përfaqësuar nga HSIK-DEMOS II.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Europian do të fillojë lehtësimin e masave, duke hequr…