Bulliqi ngushëllon familjen e heroit Hakif Zejnullahu
06 dhjetor 2021
| 09:18
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi e ka ngushëlluar familjen e heroit, Hakif Zejnullahu për vdekjen e Sabit Zejnullahut.
Ai tha se Sabit Zejnullahu ishte veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare.
“Me dhimbje dhe pikëllim të madh mora lajmin për vdekjen e bacit Sabit Zejnullahu.
Baci Sabit ishte njeri fort i dashur, i urtë e punëtor. Ishte babai i heroit Hakif Zejnullahu edhe vetë ishte veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare. Familjes Zejnullahu, farefisit dhe gjithë atyre që e kanë njohur, ju shpreh ngushëllime të sinqerta”, ka shkruar Bulliqi.
Ndërron jetë babai i heroit Hakif Zejnullahu