Bulliqi: Nuk dërgova lëndë në prokurori për pushtetin e kaluar, po qeverisi me duar të pastërta!
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi në emisionin “20MIN+” u shpreh se po qeverisë me duar të pastërta.
Ai u shpreh se nuk ka dërguar lëndë në prokurori për qeverisjen e Agim Veliut, shkruan kosovalive.net
“Në punën tonë i kishim dy mundësi, të merremi me të kaluarën apo të shikojmë ka e ardhmja. Ne e zgjodhëm opsionin që të merremi me projektet tona, e ardhmja, perspektiva e qytetarëve. Nuk kam bërë hulumtime se çfarë kanë bërë pushtetarët në të kaluarën, rrjedhimisht nuk kam dërguar lëndë në prokurori. Gjatë dy vjetësh as ne nuk kemi qenë imun ndaj korrupsionit por asnjë aferë korruptive nuk kemi. LDK s’i opozitë po sjellet me mllef ndaj meje, pak jam temperament. Po bëjmë punë të mira për qytetarët. Kemi një bashkëpunim kolegial mes vete”.
“Qeverisja e don pak edhe një dozë të shtyerjes se punëve, e përdori pozitën time për të mos lejuar zvarritjen e punëve, këtu nuk jam tolerant”, tha ai.