Bulliqi: Nuk do ta përdori veturën zyrtare gjatë fushatës zgjedhore
19 shtator 2021
| 12:45
Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka bërë me dije se nuk do ta përdorë veturën zyrtare si kryetar komune për takimet në kuadër të fushatës zgjedhore.
Bulliqi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se veturën zyrtare sikurse deri më tani do ta përdorë vetëm për punë që hyjnë në kuadër të aktiviteteve ditore si kryetar i komunës.
Ndryshe Bulliqi është duke drejtuar Podujevën nga zgjedhjet e jashtëzakonshme në këtë komunë.