Bulliqi paralajmëron gjoba të ashpra për ata që hedhin mbeturina në lumin e Llapit

07 gusht 2023 | 14:52

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë me dije se kanë filluar me pastrimin e lumit Llap nga mbeturinat, të cilat po grumbullohen rreth shtratit të lumit nga hedhja e mbeturinave nga persona të papërgjegjshëm.

“I bëj apel të gjithë qytetarëve të mos hedhin mbeturina në lumenj, përndryshe gjobat nga ana e Drejtorisë së Inspekcionit do të jenë të ashpra. I ftoj edhe qytetarët që në rast se shohin dukuri të tilla të hedhjes së mbeturinave nga kushdo të lajmërojnë rastet në Drejtorinë e Inspekcionit!”, ka shkruar Bulliqi në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është e pazakontë që të ketë dëborë në muajin gusht,…