
Bulliqi pas reshjeve të borës: Ekipet e pastrimit janë në terren
21 mars 2021
| 23:19
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë të ditur se pas reshjeve të borës ekipet e gjegjëse janë në terren dhe po punojnë pa u ndalur për zhbllokim të rrugëve
Në një shkrim në “Facebook”, ai ka apeluar për kujdes të shtuar.
Ai ka kërkuar nga qytetarët që t’i shmangin daljet e panevojshme.
“Reshjet e parreshtura të borës dy ditët e fundit po e vështiresojnë qarkullimin e veturave në komunikacion. Të gjitha ekipet e Komunës janë në terren për pastrimin e rrugëve dhe po punojnë pa u ndalur për zhbllokim të rrugëve dhe qarkullim normal në trafik. Meqenëse reshjet janë të vazhdueshme ju bëj apel të keni kujdes të shtuar dhe të shmangni daljet e panevojshme”, shkroi Bulliq.