Bulliqi për rastin e djeshëm në QKMF: Sjellja e mjekut ndodhi nga mbingarkesa në punë

16 prill 2021 | 14:27

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka deklaruar se i vjen keq për ngjarjen e mbrëmshme lidhur me sjelljen e mjekut Ibrahim Hoti ndaj disa pacientëve.

Ai ka thënë se i vjen keq që kjo i ka ndodhur njërit prej mjekëve më të mirë që ka pasur në QKMF-ja. Bulliqi ka theksuar sjella e tij mund të ketë ardhur si pasojë e ngarkesës dhe volumit të madh të punëve tani gjatë kohës së pandemisë.

“Sidoqoftë, procesi ka shkuar ashtu si ka shkuar dhe ne si institucione i kemi kryer ato punë që varen nga ne dhe Këshilli drejtues menjëherë është mbledhur dhe ka marr veprime”.

“Mjeku tashmë është i suspenduar përkohësisht nga vendi i punës dhe mbetet që Komisioni disiplinor pastaj të bëjë intervista dhe të merr informacione të tjera dhe të shohim se nga do të ecën procesi”, ka thënë Bulliqi për “Klan Kosovën”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale në Kampionatin Evropian të…