Bulliqi pranon donacion pajisje mjekësore për QKMF-në dhe inventar për shkolla

02 prill 2021 | 13:23

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë ka pranuar një donacion në pajisje mjekësore dhe inventar për shkolla.

Pajisjet e pranuara nga kryetari Bulliqi janë donacion nga bashkatdhetari Muhamet Stublla, me qëndrim në Gjermani.

Bulliqi ka falënderuar bashkatdhetarin Stublla për pajisjet dhe inventarin e dhuruar për QKMF-në dhe shkollat.

“Jam i lumtur dhe shumë mirënjohës që bashkatdhetarët tanë po tregojnë gatishmëri dhe vullnet të mirë të kontribuojnë për institucionet tona, përmes donacioneve të ndryshme. Shëndetësia është prioriteti ynë. Prandaj do t’i kushtojmë rëndësi të veçantë përmirësimit të cilësisë dhe efikasitetit të shërbimeve mjekësore”, ka thënë Bulliqi.

Donacioni i bashkatdhetarit përfshinë karroca, pajisje higjienike, aparatura të ndryshme dhe shtretër për QKMF-në, ndërsa një pjesë e donacionit, bankave dhe karrige, janë për shkolla.

No photo description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
205 milionë euro kërkon Tottenham Hotspur për sulmuesin Harry Kane.…