Bulliqi premton përkrahje për fermerët
10 shtator 2021
| 14:51
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka vizituar fermerin Ibrahim Salihu, i cili i ka të mbjella 6 hektarë me kumbulla, dhe rreth 6 mijë trupa me kumbulla dhe mjedra.
Bulliqi ka thënë se punëtorëve dhe fermerëve si Salihu do t’ju shtohet vëmendje për mbështetje nga qeverisja komunale.
“Ibrahimi e ushtron këtë veprimtari me pasion të madh e me shumë dashuri, ai që 13 vite ka filluar të merret me këtë veprimtari, tek para 3-4 vitesh ka filluar të vjelë frytet e punës së tij. Punëtorëve dhe fermerëve si Ibrahimi do t’ju shtohet vëmendje nga ana jonë për t’ju ofruar mbështetje dhe për ta ndjerë dorën e shtetit që është pranë tij”, ka thënë Bulliqi.