Bulliqi zotohet për reforma në arsim (Video)
06 mars 2020
| 14:32
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se kjo lëvizje e sheh arsimin si mënyrë për zhvillimin e resurseve njerëzore.
Në këtë kontekst, ai ka thënë se të gjithë qytetarët duhet të gëzojnë në arsim cilësor që ta zhvillojnë personalitetin e tyre.
Bulliqi nëpërmjet një video-mesazhi të publikuar në “Facebook” është zotuar se si kryetar i komunës së Podujevës do t’i ndërmarr disa masa, të cilat sipas tij do të ndikojnë që në këtë komunë të ketë arsim cilësor.
https://www.facebook.com/1489171474630753/videos/359587704997892/