Bulliqi pret drejtoreshën e Concordia-s, flasin për bashkëpunimin e dyanshëm

09 gusht 2023 | 15:38

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur sot në takim Mirela Lavric, drejtoreshën ekzekutive të OJQ-së Concordia, e cila merret më edukimin dhe mbështetjen e fëmijëve, familjeve dhe grupeve të margjinalizuara drejt një jete më të mirë, të pavarur dhe të dinjitetshme.

Drejtoresha Lavric ka njoftuar kryetarin Bulliqi për aktivitetet e përditshme dhe projektet që ata implementojnë, e me fokus të veçantë foli për shërbimet e ndryshme sociale dhe krijimin e hapësirave për Qendra Mësimore për fëmijët e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian.

Bulliqi ofroi mbështetjen e plotë për krijimin e hapësirave për avancim të të rinjve të komunitetit, dhe njëherit u zotua për bashkëpunim të mëtutjeshëm me qëllim të rritjes së shërbimeve dhe mirëqenies së grupeve të margjinalizuara në shoqëri.

Në takim ishte e pranishme këshilltarja politike për Çështje të Komuniteteve në zyrë të kryeministrit, Elizabeth Gowing, anëtarë të ekzekutivit dhe përfaqësues nga zyra komunale për Komunitete dhe Kthim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pa grim dhe e veshur në bikini – Emina Çunmulaj…