Bulliqi: S’kam dhënë dorëheqje nga Komisioni për shënjimin e kufirit

28 mars 2020 | 10:34

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka deklaruar se nuk ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryesuesit të Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror.

Ai përmes një statusi në “Facebook” ka thënë se për shkak të pozicionit të ri në Kuvendin e Kosovës ka kërkuar mendimin e AAK dhe Zyrës Ligjore në Kryeministri. Sipas tij, punën ai do ta vazhdojë së bashku me anëtarët e tjerë të komisionit, normalisht.

Komenti i tij:

Të dashur qytetarë,

Për hir të manipulimeve mediatike e politike që po bëhen ditëve të fundit nga disa media të shkruara e eksponentë politikë, ju bëj me dije juve dhe opinionin publik se unë si Kryesues i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, nuk kam dhënë asnjë dorëheqje nga kjo pozitë.

Për shkak të pozicionit tim të ri në Kuvendin e Kosovës kam kërkuar mendimin e A.A.K. dhe Zyrës Ligjore në Kryeministri, lidhur me atë se a ka konflikt interesi për ta ushtruar këtë detyrë.

Me një fjalë ne vazhdojmë punën tonë së bashku me anëtarët e tjerë të komisionit, normalisht. Me respekt!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar masakrën e…