Bulliqi takohet me djalin e Rugovës, e njofton se sivjet do të vendoset shtatorja e ish-presidentit në Podujevë
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë me dije se e ka pritur të mërkurën në zyrë djalin e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Bulliqi ka thënë se e ka njoftuar Ukën se sivjet do ta vendosin shtatoren e ish-presidentit Rugova në qytetin e Podujevës. Madje, ai ka thënë se procedurat për ndërtimin e shtatores veçse kanë filluar.
“Sot prita në takim në zyrën time Ukë Rugovën, djalin e ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ukën e njoftova që sivjet si institucione lokale do ta vendosim shtatoren e ish-presidentit Rugova në qytetin e Podujevës, për të nderuar kontributin dhe angazhimin e presidentit Rugova për Kosovën. Procedurat për ndërtimin e shtatores veçse kanë filluar. Ukën e falënderoj për vizitën dhe librin e dhuruar!”, ka shkruar Bulliqi në “Facebook”.