Bulliqi takon përfaqësuesit e bizneseve lokale
10 shtator 2024
| 13:12
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka zhvilluar takim me bizneset lokale për t’i falënderuar ato për ndihmën dhe kontributin e ofruar në organizimin dhe zhvillimin e Manifestimit “Ditët e Diasporës”.
Në shenjë respekti e falënderimi përfaqësuesve të bizneseve u janë ndarë mirënjohje në emër të kryetarit të komunës dhe është organizuar një koktej rasti.