Bulliqi thotë se opozita është duke bllokuar zgjedhjen e kryesuesit të kuvendit

29 dhjetor 2021 | 15:36

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se partitë opozitare janë duke bllokuar zgjedhjen e kryesuesit të kuvendit komunal.

Kjo deklaratë e tij erdhi pasi në rend të ditës ishte zgjedhja e kryesuesit të kuvendit komunal dhe Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF).

Për kryesues të kuvendit u propozua vetëm një kandidate, Adelinë Stublla, nga Grupi i këshilltarëve të Lëvizjes Vetëvendosje!. Ndërsa, partitë tjera të përfaqësuara në kuvend nuk patën propozime.

Në seancën e Kuvendit Komunal, Bulliqi ka kërkuar shtyrjen e seancës, në mënyrë që të marrin kohë për diskutim dhe për gjetjen e një rrugëzgjidhje për zgjedhjen e trupave të kuvendit.

Në këtë seancë u betuan dy anëtarët e rinj të kuvendit, Fahri Hasani nga LDK-ja dhe Mimoza Abdullahu-Stublla, të cilët zëvendësuan Ekrem Hysenin dhe Floretë Zejnullahun.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria e Inspeksionit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Njësiti…