Bulliqi uron nxënësit për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë

18 janar 2021 | 11:37

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, në ditën e parë të fillimit të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2020/21, bashkë me drejtorin e Arsimit, Avni Fetahu, ka vizituar ShFMU “Xheladin Rekaliu” në Podujevë.

Me këtë rast Bulliqi, ka uruar nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për fillimin e mësimit në këtë gjysmëvjetor, me bindjen e thellë që sukseset e fëmijëve dhe të shkollave në përgjithësi do të ngritën.

Bulliqi ka kërkuar angazhim të përbashkët nga institucionet, mësimdhënësit dhe prindërit, që të kemi nxënës të suksesshëm dhe mësimdhënie cilësore.

“Ju dëshiroj nga zemra një gjysmëvjetor të mbarë e me shumë suksese”, ka thënë kryetari Bulliqi.

Duke qenë se jemi në kohë pandemie me koronavirus, Bulliqi ka kërkuar kujdes të shtuar në ruajtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësimdhënësve dhe në këtë drejtim të respektohen rekomandimet e institucioneve shëndetësore, në zbatimin e masave mbrojtëse anit-Covid.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me propozim të ushtruesit të detyrës së drejtorit të Byrosë…