Bulliqi viziton familjen që iu dogj shtëpia, do t’i dalim në ndihmë
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi sot ka vizituar shtëpinë e familjes së Zeqir Hasanit nga fshati Obrançë, të cilës aksidentalisht i është djegur pjesa kryesore e shtëpisë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se do të angazhohet për t’i dalë në ndihmë familjes në fjalë.
“Sot vizitova shtëpinë e familjes së Zeqir Hasanit nga fshati Obrançë, të cilës aksidentalisht i është djegur pjesa kryesore e shtëpisë, garazhat dhe dy vetura. Falë Zotit edhe pse ishin brenda shtëpisë gjatë asaj kohe, të gjithë familjarët janë shëndosh dhe mirë dhe i shpëtuan më të keqes. Organet e rendit janë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë punën e tyre, drejt zbardhjes së shkaqeve që shkaktuan zjarrin. Përmes, Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, do të angazhohemi për t’i dalë në ndihmë familjes në fjalë, për ta tejkaluar sa më lehtë këtë fatkeqësi”, ka shkruar ai.