Bulliqi viziton QKMF-në, sheh nga afër kushtet e punës
13 janar 2021
| 13:17
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, për të parë nga afër kushtet e punës dhe ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, të cilët kërkojnë shërbime mjeksore.
Me këtë rast, kryetari Bulliqi bashkë më drejtorin e QKMF-së ka vizituar emergjencën, barnatoren kryesore, laboratorin dhe qendrën anti-Covid.
Kryetari Bulliqi ka kërkuar nga personeli mjekësor angazhim dhe përkushtim në ofrimin e shërbimeve ndaj pacientëve.
“Kërkoj nga stafi mjekësor që të jenë në krye të detyrës në shërbim ndaj qytetarëve. Ndërsa Komuna do të përmbush kërkesat dhe nevojat e QKMF-së, në mënyrë që të sigurojmë shërbime cilësore për pacientët”, ka deklaruar kryetari Bulliqi.
(Q.R / Epoka e re)