Bulliqit i kërkohet shënjimi i kufirit Kosovë-Serbi
22 gusht 2018
| 18:07
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se i ka kërkuar Komisionit shtetëror për mbikëqyrjen e kufirit, i cili drejtohet nga Shpejtim Bulliqi që të fillojë punën për shënjimin e kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Haradinaj ka thënë se menjëherë pas ratifikimit të marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi në Kuvend, ekipit shtetëror për caktimin e kufijve, në cilësinë e kryeministrit i ka kërkuar vazhdimin e punës me caktimin e shënjimit për kufijtë me Serbinë.