Bundesliga në sezonin tjetër me pesë ekipe në Champions League

01 maj 2024 | 23:17

Bundesliga tashmë ka zyrtarisht vendin e pestë të Ligës së Kampionëve të siguruar për sezonin e ardhshëm.

Pas zgjerimit dhe riformatimit të Ligës së Kampionëve, Bundesliga bëhet liga e dytë që fiton vendin e pestë në kompeticionin më të madh në botë. Përveç tyre, edhe Serie A ka pesë ekipe në Champions sezonin tjetër.

Stuttgart, Leipzig dhe Borussia Dortmund siguruan sonte Ligën e Kampionëve 2024/25.

Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen janë dy ekipet tjera që do marrin pjesë nga Bundesliga në këtë garë sezonin e ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumica e votuesve të rinj në këto zgjedhje presidenciale në…