Bundesliga planifikon rikthimin në maj, ligat e tjera presin qershorin

10 prill 2020 | 15:18

Kur do të kthehemi në fushë? Bota e futbollit ka nisur të pyes me insistim, ndërsa tifozët presin të ndjekin sërish skuadrat e tyre, qoftë edhe nga televizioni. Pritja do të jetë e shkurtër për ata në Gjermani. Skuadrat kanë nisur stërvitjet, ndërsa Federata në vend parashikon datën 9 maj për të rinisur kampionatin. Një parashikim më optimist është edhe data 2 e muajit të ardhshëm.

Ndryshe është diskutimi për katër Ligat e tjera të mëdha të Evropës. Në Itali nuk ka ende një projektim qoftë edhe të përafërt se kur Serie A mund të kthehet në fushë. Parashikimet më optimiste shohin një kthim të ekipeve për stërvitje në fillim të majit dhe nisjen e sfidave më 23 ose 24 maj. Por nuk përjashtohet edhe një start në 6 dhe 7 qershor.

Në Angli, emergjenca e Coronavirus dhe masat shtrënguese erdhën me disa javë vonesë, kështu edhe futbolli i luajtur duhet të presë. Mesi i majit mund të ktheje skuadrat në stërvitje dhe fillimi i qershorit të rikthejë Premier League. Komplekse është situata me La Liga, pasi Spanja është edhe një nga vendet me numrin më të lartë të viktimave nga Covid-19 në Europë. Sipas presidentit të Ligës, Javier Tebas datat optimiste janë 28 maji dhe 6 qershori, por pritja mund të zgjatet më shumë, duke llogaritur 28 qershorin si datë të mundshme për të rinisur topin e parë.

La Liga

Ndërkohë, në Francë mbizotëron konfuzioni mbi mundësinë e rifillimit të kampionatit. Afati i parë për të mbyllur sezonin më 15 korrik është i pamundur. Kjo edhe për shkak të “luftës” për të drejtat televizive, pasi Canal Plus ka pezulluar pagesat për Ligën. Nga ana tjetër, Ligat evropiane të futbollit duhet të përballen edhe me presionin e UEFA-s, që llogarit nga ana e saj mbylljen e edicioneve të Champions dhe Europa League deri në fund të gushtit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Don Lush Gjergji, udhëheqës i klerit katolik në Kosovë, u…