Bundestagu voton pro hapjes së negociatave me Shqipërinë
Një debat për më shumë se gjysmë ore është diskutuar propozimi i CDU-CSU dhe SPD për konsensusin e Bundestagut dhe qeverisë federale për mbështetjen e hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut në BE
Deputetët gjerman kanë hedhur votën e tyre të fshehtë për rezolutën për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe vendimi ishte pro. Shqipërisë do t’i hapen negociatat.
350 deputetë gjermanë kanë votuar për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ndërsa 188 kundër.
Këtë e konfirmuar edhe ambasadori Ligi Soreca në një status në “Twitter”, si dhe komisioneri Johannes Hahn, postimin e të cilit ka shpërndarë Soreca.
“Bundestagu votoi në favor të hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe M.Veriut”, ka shkruar Soreca.