Bunjaki arrin marrëveshje me Rizesporin

13 shtator 2018 | 18:08

Ish-trajneri i Përfaqësues së Kosovës, Albert Bunjaki është afër marrëveshjes me klubin turk Rizespor.

Lajmi është bërë i ditur nga gazeta suedeze “Aftonbladet” e cila zbulon se palët janë shumë pranë marrëveshjes.

“Nënshkrimi i kontratës është çështje kohe. Kanë mbetur edhe disa detaje. Menaxheri im dhe ai i Rizesporit janë duke diskutuar detajet e kontratës. Unë jam gati. Rizespor ka tifozë të shumtë, e di pak turqishten dhe mund ta përmirësojë. Për tre muaj mund të dalë në konferencë duke folur turqisht”, ka thënë Bunjaki për “Aftonbladet”.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg…