Bunjaki dhe Veliu: Presim rezultate pozitive

30 maj 2022 | 18:00

Përfaqësuesja e Kosovës U21 në futboll do t’i zhvillojë tri ndeshje kualifikuese për Evropianin 2023. Albert Bunjaki, që po i drejton “dardanët” e rinj, ka thënë se synimi është të nxjerrin rezultate sa më pozitive në këto tri ndeshje për shkak se në shortin e ardhshëm kundërshtarët do të jenë më të lehtë.

“Synimi ynë është të nxjerrim rezultate sa më të mira në mënyrë që të kemi short më të lehtë. Do të jenë edhe tri ndeshje dhe besoj se do të dalim me rezultate të mira. Nuk do të jetë lehtë ndaj Andorrës, pasi loja luhet në bari artificial mirëpo, para ndeshje me Andorrën, e kemi bërë një analize të mirëfilltë dhe besoj se do të dalim me rezultat pozitiv. Pas Andorrës, luajmë me Anglinë në Prishtinë dhe me pas me Shqipërinë. Nëse marrim dy rezultate të mira nga tri ndeshjet, atëherë do të jetë më lehtë në shortin e ardhshëm”, ka thënë Bunjaki.

Në konferencën për medie që u mbajt të hënën i pranishëm ishte edhe ylli i skuadrës së Llapit, Valmir Veliu. Edhe ky i fundit beson se Kosova mund ta arrijë rezultate pozitive në këto ndeshje. “Ka dallim. Trajneri Tahir Batatina ka filozofinë  e vet, trajneri i përfaqësueses ka filozofinë e vet. Të gjitha ndeshjet janë të vështira, por ne do ta japim maksimumin që të marrim rezultate pozitive”, ka thënë Veliu. Albert Bunjaki e ka komentuar edhe veprimin e ish-kapitenit të U21, Edvin Kurtulus, që ta braktisë Kosovën për t’iu bashkuar Suedisë. Ai ka thënë se veprimi i Edvinit nuk është i mirë, por jeta vazhdon dhe Kosova mund të nxjerrë edhe kapiten dhe lojtarë me kualitet të lartë.

 

Mund të jetë një imazh i teksti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Roman Abramovich ka përfunduar shitjen e Chelsea dhe kompanive të…