Bunjaki: Duka ishte kundër vendimit të De Biasit për Rashicën
Ish-përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku është shprehur se kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka kishte qenë i pakënaqur me Gianni De Biasin, i cili e kishte lënë Milot Rashicën jashtë Kampionatit Evropianit në vitin 2016.
Gjatë bisedës tonë Duka më ka thënë se ishte i pakënaqur me De Biasin që nuk e kishte ftuar Milotin. Mua më kujtohet ai moment dhe i thashë Dukës: ‘Nëse Miloti do të na zgjedhë neve, nuk kam për t’ia mbyllur dyert lojtarit. Duhet të jetë e drejta e zgjedhjes së tij’”, ka zbuluar Bunjaku në një rrëfim për Reporterin.
“Menjëherë pastaj kemi nisur kontaktet me përfaqësuesin e Rashicës, E kam parë se Duka ka qenë i zhgënjyer me vendimin e trajnerit, por pikërisht për këtë të fundit, e pashë se m’u krijua hapësira për të marrë Rrahmanin dhe Rashicën, që i lanë jashtë Evropianit”, ka shtuar ish-trajneri i “Dardanëve”.
“Nuk më harrohet kurrë një moment kur më telefonon Lala. Më tha, Albert, kam vetëm një kërkesë. Numrin 7 për Rashicën. E marrë në telefon Bajramin dhe i them që bëj gati numrin 7 se po vjen Rashica”, u shpreh ai.