Bunjaki: Ndihem krenar me fitoret e djemve tanë

11 tetor 2018 | 23:26

Trajneri Bernard Challandes po dëshmohet një lider i mirë i këtij ekipi fantastik të djemve tanë dhe nuk dyshoj që sukseset nuk do të mungojnë edhe në të ardhmen. 

Rezultatet e fundit të kombëtares po tregojnë që futbolli Kosovar ka perspektive të mirë në të njejtën kohë nuk duhet harruar se për ta materializuar atë perspektivë duhet punuar shumë. 

Duke qenë selektor i ekipit të Kosovës për disa vite me rradhë, e di se sa shumë është dashur të punohet për të ardhur në këtë ditë për të shijuar fitoret. Por duke e ditur përkushtimin e shumë njërezve të mire që nuk kursejnë asgjë për ta quar futbollin kosovar përpara si në krye të federatës e deri te trajnerët që filojnë edukimin e fëmijëve Kosovar me këtë sport, nuk dyshoj që rezultatet nuk do të na mungojnë. 

Edhe njëherë uroj nga zemra për këtë fitore të djemtë tanë, dhe uroj që fitore të tilla të na gëzojnë edhe më tej, thuhet ndër tjera në urimin për fitoren e Kosovës ndaj Maltës të ish-selektorit Albert Bunjaki.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëri nga lojtarët më të mirë për Kosovën në ndeshjen…