Bunjaki në Feronikel
Ish-selektori i Kosovës në futboll, Albert Bunjaki është emëruar këshilltar i klubit të Feronikelit nga Drenasi. Bunjaki gjithashtu ka marrë edhe postin e Instruktorit Teknik në UEFA, një pozitë e favorshme jo vetëm për të dhe klubin, por për gjithë futbollin e Kosovës.
“Ai i besoi projektit të klubit, me në krye presidentin, Naser Ramaj, me të cilin janë akorduar për një bashkëpunim afatgjatë për riorganizimin e klubit. Kujtojmë se Bunjaki është njëri nga më meritorët që sot Kosova po luan një futboll mjaft cilësor. Albert Bunjaki, pretendon në rritje të cilësisë së FC Feronikelit dhe shpreson në rritje të përgjithshme të Superligës së Kosovës, ku konkurrenca e lartë do të bënte të domosdoshëm fuqizimin e gjitha klubeve pjesëmarrëse në Superligë”, thuhet në njoftimin e Feronikelit.
Bunjaku e ka vazhduar traditën familjare për të qenë pjesë e skuadrës së Feronikelit. Gjyshi i Albert Bunjakit ishte sponsori i parë i KF Feronikelit në atë kohë, gjithashtu edhe babai i tij ishte pjesë e klubit nga Drenasi, kurse rrugën e tyre tash po e ndjek edhe Alberti.
/Epoka e re/