Bunjaku largohet nga KB Ylli
28 qershor 2021
| 16:36
KB Golden Eagle Ylli nuk e ka vazhduar bashkëpunimin me Valon Bunjakun.
Ky i fundit sezonin e kaluar ishte njëri ndër lojtarët më të mirë të Yllit dhe luajti me mesatare prej 13.2 pikë, 4.9 kërcime, 5.6 asistime për ndeshje. Lajmin për largimin e Bunjakut e ka konfirmuar vetë klubi i Yllit përmes një postimi në llogarinë e tyre në “Facebook”.
“Faleminderit Valon Bunjaku! Erdhi si një djalë i ri me plot ambicie për trofe dhe ia arriti këtij qëllimi, duke shijuar festën e dy trofeve, Ligës Unike dhe Superigës së Kosovës. Golden Eagle Ylli e falënderon Valon Bunjakun për secilën ndeshje dhe secilën pikë të shënuar për klubin tonë”, thuhet në njoftimin e KB Ylli.