Bunjaku nga Bashkimi kalon te Ylli
01 korrik 2022
| 13:45
Pas një sezoni të kaluar në ekipin e vendlindjes së tij, Valon Bunjaku është rikthyer tek ekipi kampion aktual i Kosovës, Golden Eagle Ylli, ku ka luajtur më parë.
Ky është edhe transferimi i parë që bërë ekipi suharekas, përkundër që ka vazhduar kontratat me kapitenin Gëzim Morina, Ardit Pepajn e Drilon Shalën.