Bunjaku-Rexhepi: Programi i qeverisë nuk ka asgjë konkrete
19 maj 2021
| 12:13
Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku – Rexhepi, e ka kritikuar programin e Qeverisë së Kosovës.
Në seancën parlamentare, ku po diskutohet për programin e qeverisë Kurti, ajo ka thënë se dokumenti që e ka prezantuar kryeministri nuk është i përputhshëm me realitetin.
“Programi i Qeverisë i kishte 61 faqe, asgjë përmbajtjesore, e keni numëruar edhe faqen e ballinës, nuk kishte asgjë konkrete, asgjë domethënëse, asgjë të përputhshme me realitetin. Ishte program dëshirash por jo i realizueshëm. Program fondesh i parave të gatshme të shpërndarjes së tyre. Të krijosh fonde është shumë lehtë por këto fonde duhet të jenë në përputhshmëri me buxhetin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Bunjaku-Rexhepi.