Bunkerët privatë për të pasurit
Komuniteti më i madh i bunkerëve privatë në botë, ku 1 për qindëshi i më të pasurve ka në plan t’i mbijetojë fundit të botës, ndodhet në Dakotën e Jugut, të ShBA-së.
Qoftë ky fund nga lufta bërthamore, apo nga ndonjë mynxyrë tjetër si nëpër filmat me zombi e lugetër, “Vivos Group” u jep mundësinë të pasurve që ta kenë mendjen të fjetur që tani.
Komuniteti më i madh i bunkerëve privatë në botë mban deri në 5000 njerëz, dhe mund të durojë shpërthime me fuqi 250 tonëshe.
Prona që mund të quhet Arka e Noas moderne, ka 575 bunkerë në total.
U ndërtua për herë të parë në vitin 1942 si fortesë ushtarake që mbante lëndë shpërthyese dhe municione
Vivos Group e bleu pronën në vitin 2016 dhe nisi ta kthejë në komunitet privat bunkerësh.
Sipas Vivos, bunkerët kanë hapësirë të bollshme për të ruajtur ushqime për një vit.
Vivos u ofron blerësve mundësinë të paguajnë edhe për mobilimin dhe montimin e teknologjive për një jetesë moderne, si ujë, drita, sistem ajrimi, gropë septike, depozitë karburanti, të gjitha për 22 mijë dollarë.
Çdo bunker mban deri në 10 veta, por ata me më shumë parà mund ta kthejnë në mjedis luksi, për më pak veta.
Vivos ka përgatitur edhe planimetri 3D se si mund të mobilohen.
Kompania ofron edhe staf që do të sigurojë mirëmbajtje e përkujdesje të tjera.
Disa prej bunkerëve do të kthehen në shkolla, kisha, dyqane e klinika.
Bunkerët jepen edhe me qira. Për kontrata 100-vjeçare e merrni me nga 1000 dollarë viti, përfshi mobilimin.