BUNKERI HISTORIK I RADIOS KOSOVA E LIRË
Emin Musa
Urime përvjetori i nderuar dhe shumë i respektuar Nysret!
Në pamundësi për të marr pjesë fizikisht, ju përcolla nga larg dhe më ngjallët shumë emocione!
Radio Kosova e Lirë ishte zëri i shpresës, zëri i lirisë, dhe i tillë do të mbetet, pavarësishtë nga goditjet dhe mospërfilljet e sharlatanëve e zuzarëve të cilët, kur nuk e gjejnë vetën në një kontribut atdhetar, përpiqën ta mohojnë, ti ulin vlerën apo ta shajnë! Ata që bëjnë përpjejkje të tilla ishin, janë dhe do të jenë të dështuar! Historia shkruan për atë që ka ndodhur e jo për atë që dikush do të donte të ndodhte, ajo është vulosur me gjakun e dëshmorëve dhe sakrificën e luftëtarëve e të popullit, gjithëçka çka shkruhet e thuhet pas vulës është e kotë dhe mbetët vetëm dëshirë, ndërsa historia nuk ka trajtë dëshirore, nuk shkruan për dëshirat, por për fakte të kryera në kohën e duhur!
Respekt Juve dhe të gjithë atyre që e mundësuan, realizuan dhe e mbrojtën këtë institucion me vlera kombëtare!
Zëri i juaj brilant, nga transmetimi i parë u dëgjua edhe në Bajgorë që nga transmetimi i ditës së parë!
Zëri i juaj ishte më i fuqishëm se arsenali ushtarak i armikut, ishtë frymëzim, ishte forcë, ishte shpresë, ishte lajmëtar i lirisë, prandaj respekt pa fund për Ju dhe shokët tuaj!
Lavdi dëshmorëve!
Lavdi luftës titanike të UÇK-së!
Respekt e falëndërim NATO-së në krye me SHBA!
Kolonel FSK-së në pension Emin Musa,
Prishtinë, 22.06.2024