Burbuqe Bakija-Deva emërohet zëvendësministre e Ekonomisë dhe Ambientit

23 qershor 2020 | 11:59

Anëtarja e Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh nënkryetare e degës së AAK-së në Gjakovë, Burbuqe Bakija-Deva është emëruar zëvendësministre e Ekonomisë dhe Ambientit në qeverinë aktuale LDK-AAK-Nisma.

Burbuqe Bakija-Deva edhe në qeverinë e drejtuar nga Ramush Haradinaj ka mbajtur postin e zëvendësministres në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Ajo në një prononcim për gazetën “Epoka e re” ka konfirmuar emërimin e saj në postin e zëvendësministres në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, duke theksuar se do të japë kontribut në mirëqenien më të mirë për qytetarët e vendit.

“Po jam emëruar zëvendësministre e Ekonomisë dhe Ambientit. Do të vazhdojë kontributin tim në të mirë të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë zëvendësministrja Bakija-Deva.

AAK-ja në këtë qeveri drejton katër ministri: Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme, si dhe ka postin e zëvendëskryeministrit të parë.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…