Burbuqe Bakija-Deva është kandidate për deputete me numrin 24 në listën e AAK-së
09 janar 2025
| 00:16
Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Burbuqe Bakija-Deva është kandidate për deputete me numrin 24 në listën e AAK-së.
Ajo në shpalljen e kandidatures ka theksuar se prioritetet e saja janë zhvillim ekonomik, mirëqenia sociale, sundimi i ligjit, planifikimi hapësinor, infrastruktura, kulturë dhe mjedisi.
“Bashkë me vizionin e Aleancës nën udhëheqjen e kryeministrit Haradinaj mund të ndërtojmë një Kosovë më të sigurtë, më të zhvilluar, dhe më të pastër!”, ka shkruar në Facebook Bakija-Deva.