Burbuqe Hana emërohet kryeshefe e Telekomit
Sot bordi në detyrë i Telekomit ka shkarkuar Bedri Isrefin nga detyra e kryeshefit, ndërsa ka emëruar Burbque Hanën si ushtruese të rë të detyrës në këtë institucion, shkruan Gazeta Metro.
Gjithashtu, Metro ka mësuar se edhe vëllau i saj punon në Telekom. Ndërsa vlen të theksohet se emri i saj nuk është mbështetur nga partneri i koalicionit në dorëheqje LDK’së.
Pra, është ekskluzivisht emërim i Vetëvendosjes dhe kabintetit të Albin Kurtit.
Kujtojmë, që Bordi i Përkohshëm i Telekomit të Kosovës, i emëruar së fundi ka marrë vendim ta shkarkojë Bedri istrefin nga detyra e drejtorit.
Përveç Istrefit në komunikatën e lëshuar për media, bordi ka njoftuar se ka marrë edhe vendime të tjera si: ndërprerja e kontratës për zyrtarin kryesor të Financave dhe Thesarit, ndërprerjen e kontratave të dy zëvendëskryeshefave ekzekutiv.