Burdushi: Le të më lejojnë t’ua spërkas dyert LDK-së e LV-së

29 janar 2020 | 23:57

I ashtuquajturi mjek popullor, Hysri Peqani, ka thënë se i duhet vetëm pak kohë që të bëjë koalicionin LV-LDK.

Ai thotë se njëherë nuk e ka të lejuar nga shteti të bëjë punën e tij, por në momentin që i lejohet kjo, ai do e bëjë koalicionin.

“Unë njëherë e kam të ndaluar nga shteti që të punoj”, ka thënë ai në emisionin DPT te Fidani në T7.

“Nëse më lejon shteti, unë shkoj para dyerve të tyre dhe bëjë me duar punën time. Le të më lejojnë t’ua spërkas dyert e LDK-së e LV-së”, ka shtuar Peqani.

“Lutjet ndikojnë për tre ditë ose 24 orë”.

“Lëshmoni unë e di se çfarë bëjë”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Transmetuesi britanik, BBC ka thënë të mërkurën se planifikon të…