‘Burg për ata që përhapin me dashje Covid-19’, Meta dekreton ndryshimet në Kodin Penal

22 prill 2020 | 12:56

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka deklaruar se mbështet nismën e qeverisë për ndryshime në Kodin Penal, kod ky i cili parashikon dënime me burg për të gjithë ata që kryejnë me dashje veprime, duke ndikuar kështu në përhapjen e koronavirusit.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se ka dekretuar ndryshimet e Kodit Penal.

“Si presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 84 dhe 93 të Kushtetutës, kam dekretuar shpalljen e ligjit nr. 35/2020 për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, ‘Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë’, të ndryshuar”, të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Shpallja e ligjit u vlerësua e nevojshme në situatën pandemike që po kalon vendi ynë, për arsye se kohëzgjatja, pasojat, apo mundësia e ripërsëritjes së një situate të tillë, mbeten ende të paparashikueshme. Kam ndjekur nga afër shqetësimet e bëra publike nga aktorë të ndryshëm mbi propozimin dhe miratimin e ndryshimeve në Kodin Penal”, ka thënë  Meta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut…