Burg për TERRRORISTËT serbë në Kosovë, motra vrapon pas makinës: Dushan, qëndro i fortë
Burg për sulmuesit serbë në veri të Kosovës, e motra vrapon pas makinës ku ishte i futur i vëllai: Dushan, qëndro i fortë
Këto janë pamjet, teksa një nga sulmuesit serbë në veri del nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Ai shoqërohet nga trupat e njësisë speciale të Policisë së Kosovës. Aty ka një interesim shumë të madh të mediave.
E pranishme në këtë moment ka qenë motra e të arrestuarit, “Dushan, Dushan, qëndro i fortë”, mësohet se thërret ajo teksa i vëllai futet në makinën e policisë.
Gjykata vendosi 30 ditë paraburgim për Dushan Maksimoviç dhe Blagoje Spasojeviç të dyshuar për sulmin terrorist të së dielës në Banjskë të Zveçanit.
Avokati i Maksimoviç tha se këtë vendim do ta apelojë. Ndërsa motra e tij, Biljana, deklaroi se hetimi do të dëshmojë të vërtetën rreth rastit të vëllait të saj.
Kujtojmë që një ditë më parë, e njëjta masë sigurie u caktua edhe për Vladimir Toliç.