Burgjet politike që s’kanë mbarim për shqiptarët!

07 korrik 2021 | 21:54

Shkruan: Rasim Selmanaj

Mungesa e Kadri Veselit, sot në varrimin e babait të tij, dhe poezia ime shkruar në burg, e kanë një porosi e një përjetim, por në kohë të ndryshme.

               Brenga

Babai më vdiq e nuk e pashë

Nga nana sërish me kanë ndarë,

Te varri i babës nuk qava

Kaluan vite pa e parë.

Me nanën du me u bashku

Kujtimi për babën më fle në gji,

Malli për nanën më ka mbulu

Eshtrat e babës janë ba hi.

Brenga më rrjedh nëpër vena

Për babanë e nanën time,

Plagë- gjurmë që s’shlyhen

Më kanë mbetur veç kujtime.

Tetor 2000, burgu i Mitrovicës së Sremit.

Rasim Selmanaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka folur për…