Burgoset babai, ushqeu fëmijët vetëm me “Coca Cola”
01 nëntor 2018
| 11:23
Një baba është burgosur pasi ushqeu dy djemtë e vet, tre dhe katër vjeç, vetëm me “Coca Cola”, ka bërë me dije avokatja e fëmijëve në Francë.
“Babai, i cili nuk di të lexojë, të shkruajë apo të bëjë llogari, nuk e kupton seriozitetin e situatës dhe harxhoi të gjitha paratë e ndihmës sociale në alkool”, ka thënë Carole Papon, përfaqësuese e Shoqatës Viktima Franceze 87.
Pasi mori ndihmën sociale, brenda disa ditësh familja nuk kishte asgjë për të ngrënë. “Ata kishin vetëm ‘Coca Cola’ për të pirë”, ka thënë avokatja.