Burgoset kopshtari ‘kauboj’ që i kërkoi pensionistit $40 000 për parcelën e vogël me bar artificial
Për fat të keq viktima e mashtrimit ndërroi jetë para se të shihte dënimin punonjësit të paskrupullt.
Një kopshtar “kauboj” është burgosur sot në Britani pasi i kërkoi një pensionisti 40 000 paundë për krijimin e një parcele të vogël me bar artificial në shtëpinë e tij.
Michael Gorman kishte tentuar të zhvaste 90-vjeçarin Roy Wilcox me rreth “52 herë më shumë se çmimi standard” për punën në kopshtin e tij.
Punonjësi mashtrues i dorëzoi pensionistit faturën 40,000 paundë që në fakt duhet te kushtonte një maksimum prej £2,000.
Ai kishte kërkuar gjithashtu 900 paundë për heqjen e disa pemëve të vogla dhe 1,400 paundë për një gardh të ri, si dhe 12,500 paundë për të shtuar oborrin me pllaka, u tha në gjyqin e çështjes.
Gorman u dënua me 32 javë burg pasi pranoi tre akuza mashtrimi në vlerë rreth 8,932 paundë.
Në gjyq u tha gjithashtu se vonesa prej gjashtë muajsh e dënimit, bëri që Roy të mos kishte mundësi të dëshmonte dënimin e punonjësit që e mashtroi, pasi ndërroi jetë disa javë më parë.
Në një dëshmi të mëparshme pensionisti kishte thënë: “Besoj se do të kem një gjyq të drjetë, pasi unë nuk i dija çmimet për punime të tilla. Nuk dija si të kontrolloja nëse çmimet ishin të arsyeshme dhe kjo është pjesërisht dhe faji im”.
I ndjeri Roy kishte kontaktuar me kompaninë e kopshtarisë MG Garden në 2021 për heqjen e disa pemëve nga kopshti i tij.
Ata dërguan Gorman në shtëpinë e tij në Reading, në veri të Londrës, i cili shpejt nisi të përfitonte nga i moshuari.
Në gjykatë u tha se punonjësi prej nëntorit 2021 deri në prill 2022, vendoste çmime abuzive “e të pandershme” për punën e tij.
Prokurorja Amber Athill tha se nganjëherë Gorman paraqitej në shtëpinë e klientit për të kërkuar para “për karburant apo shpenzime të tjera të punës”.
Por shkelja kriminale lindi kur ai kërkoi 42,000 paundë për parcelën e barit artificial.
Stafi bankës së pensionstit hetuan për zbrazjen e llogarisë së tij dhe policia arrestoi Gorman në tetor 2022.
Duke dhënë verdiktin gjykatësja Kirsty Real tha: “Ky është një shënjestrim i qëllimshëm i një viktime të dobët, ai ishte i moshuar dhe ti e planifikove këtë dhe e dije se ishte e gabuar”. /TheSun/