Burgu i Cyrihut po kërkon vullnetarë që të kalojnë disa netë në burg

08 shkurt 2022 | 08:18

Burgu i ri i Cyrihut Perëndimor ka bërë një thirrje për vullnetarët që të kalojnë disa net në burg, për ta testuar atë përpara se të pranojë të burgosurit aktualë.

Ata që zgjedhin të shërbejnë, do ta bëjnë këtë në baza vullnetare, d.m.th. nuk do të marri pagesë ose rimbursim, megjithëse do të merrni tri vakte burgu në ditë (me bazë mishi, vegjetarian ose hallall) dhe shumë paqe dhe qetësi.

Njerëzit do të kalojnë katër ditë në burg. Kushdo që dëshiron të përfshihet, duhet të jetojë në Cyrih ose të punojë për kantonin, të jetë së paku 18 vjeç dhe të pranojë një kontroll sigurie përpara se të marrë pjesë.

Koha në burg do të zgjasë nga e enjtja, më 24 mars, ora 12:00. deri të dielën, më 27 mars, ora 10:00, përcjell tutje albinfo.ch.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Mihal Grameno (shkrim i botuar në gazetën “Korça”, nr.…