Burgu i Goli Otok-ut pas gjashtë dekadash (Foto)
Ishulli i Goli Otok-ut në Detin Adriatik, i njohur gjithashtu si “Alkatrazi kroat”, ishte nga viti 1949 deri më 1956 i vetmi kamp i “riedukimit politik” në territorin e ish-Jugosllavisë.
Fillimisht ishte themeluar për të ndëshkuar stalinistët jugosllavë, domethënë ata që mbështetën Rezolutën e Informbyrosë për Jugosllavinë (1948) dhe për këtë arsye u shpallën “armiq të popullit jugosllav”.
Sot, ishulli Goli Otok është i braktisur, dhe vizitorët e vetëm janë turistët kuriozë, nudistët dhe eksploruesit.
Korrespondentja e Shërbimit rus të “Radios Evropa e Lirë” ka vizituar ishullin, dhe ka biseduar me ish të burgosurit, dhe të afërmit e tyre, për këtë periudhë të errët të historisë jugosllave.
Në Adriatik është ditë me diell. Anija e turistëve “Mala Maris” po i afrohet ngadalë Goli Otok-ut, një ishull me një zonë rreth 4.7 kilometra. Ishulli është më i vogli për nga madhësia, nga tre ishujt pranë destinacionit turistik Rab. Anija ndalet në të njëjtin vend kur më 9 korrik 1949, arriti grupi i parë i të burgosurve politikë.
Para se të themelohej kampi i përqendrimit, ishulli ishte i pabanuar. Pjesa më e madhe e këtij kompleksi është ndërtuar nga të burgosurit. Historianët besojnë se kampi i parë në Goli Otok u krijua nga Perandoria Austro-Hungareze gjatë Luftës së Parë Botërore. Të burgosurit e tij, thuhet se ishin robër lufte rusë. S
hkrimtari kroat, Ante Zemar, i cili ishte në Goli Otok nga 1949 deri në vitin 1953, ka shkruar se të burgosurit kishin gjetur një uniformë ushtarake ruse gjatë ndërtimit të kompleksit të burgjeve. Sidoqoftë, pasi që nuk janë bërë gërmime arkeologjike, historia e viktimave të para të ishullit, mbetet ende si një legjendë.
Shkrimin e plotë mund të lexoni në këtë link: https://www.evropaelire.org/a/goli-otok-burg-kroaci-/30109422.html.