Burgu i Pejës dhe Bujar Agusholli…!!!

18 mars 2021 | 18:05

Ish i burgosuri politik, Rasim Selmanaj, përmes rrjetin social “Facebook”, i ka bërë një urim për ditëlindje teknikut të mjekësisë, Bujar Agusholli, i cili gjatë luftës ka shërbyer bashkë me shumë shqiptar tjerë në burgun e Pejës, në detyra të caktuara.

Siç njihet nga Selmanaj por jo vetëm nga ai, tekniku Agusholli, u ka dal në ndihmë shumë të burgosurve shqiptar të cilët kanë qenë të plagosur por janë mbajtur në hapësirat e këtij burgu të Qarkut të Pejës. Selmanaj i ka uruar jetëgjatësie Agushollit, dhe e ka falënderuar për të gjitha të mirat që ia ka bërë atij në burgun e Pejës.

Postimi i plotë i Selmanajt:

Burgu i Pejës dhe Bujar Agusholli…!!!

Fund marsi i vitit 1998, qelia nr 7…!!!

Sot në ditëlindjen e Bujar Agushollit, një̈ urim dhe një kujtim po e sjelli sot me shkas në ditëlindjen e tij!

Bujar Agusholli ishte teknik medicional në burgun e Pejës!

Kur hynte Bujari me një “shportë” medikamente, kuptohet i shoqëruar nga gardianët, na dukej se po na vinte dikush nga familjarët.

Ai ngjallte te ne shpresë për të qëndruara edhe më shumë në idealet tona për lirinë̈!

Bujari edhe pse gardianet e shikonin si me inat,  ai kujdesej për secilin veq e veq nëse kemi nevojë për barëra!

Ai në kujtesën time ka mbetur si një patriot e mik i të gjithë ish të burgosurve politik!

E kam një kujtim dhe një̈ ngjarje personale me Bujarin…

Gjatë torturave te ati fund marsi te vitit 1998 trupi me kullonte gjak, dorën e majtë e kisha të thyer dhe po qëndroja në një qeli të burgut të Pejës në katin e dytë, nr. i dhomës nuk me kujtohet por isha diku ne mesin e ati pavijoni ndoshta qelia nr 7.

Këto qeli i kisha provuar edhe në vitet 1981/1983/1992 dhe tash së fundmi në vitin 1998…

Po kaloja ferrin e atyre ditëve sa që nuk me binte ndërmend shumë dora e thyer.

Befasisht në qelin time hyn Bujari dhe filloi te me pyeste për gjendjen shëndetësore, fillova te zhvishem por ishte problem sepse gardëroba ishte ngjitur për lëkur e cila rrjedhtë gjak.

Meqë̈ dora e majtë ishte e thyer kisha problem ti tregoja plagët por Bujari me ndihmonte.

Bujari menjëherë beri raport për me shkuar te mjeku i burgut dhe ashtu ndodhi.

Ai, mjeku A.G. mendonte se s’ka thyerje te dorës, por Bujari insistonte qe te behej fotografimi i dorës dhe ashtu ndodhi!

I shoqëruar nga njësiti speciale me dërgojnë ne spitalin e Pejës dhe nga fotografimi doli se dora e majtë ishte e thyer ne dy vende.

Forca te mëdha policore me shoqëronin por Bujari nuk me ndahej! Mjeku nen presion te policisë edhe kohës ma vendosi gipsin dhe kështu me kthyen ne qelin e burgut te Pejës…

…rrëfimi për burgjet nuk mbaron…

RS

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eintrach Frankfurti po kalon një sezon të mirë në kampionatin…