
Burgu i Tetovës bëhet me pishinë
09 korrik 2022
| 00:44
Pas investimeve për rinovimin e burgut të Tetovës, dhe krijimin e një hapësire për lexim, nga sot, të burgosurit do të kenë mundësinë që gjatë verës të freskohen në pishinën e vendosur në ambientet e burgut.
kjo ndodh për herë të parë që një burg në Maqedoni të ketë pishinë.
Drejtori i burgut Qefali Havziu njoftoi nëpërmjet një postimi në facebook se vendosja e pishinës është një nga masat për përkujdesje ndaj të burgosurve, si për shëndetin e tyre po ashtu edhe për kushtet tjera brenda burgut.