Burgun e torturave e shndërruan në kompleks luksoz banimi
Një ish-burg i sigurisë së lartë në rrethinat e Uashingtonit, i ndërtuar 91 vjet më parë, në të cilin torturoheshin të dënuarit, është transformuar në një kompleks rezidencial luksoz falë investimit të një kompanie ndërtimi.
Burgu i Lorton në Virginia u ndërtua si një qendër për punë të detyruar dhe më pas strehonte të dënuarit, të cilët torturoheshin dhe abuzoheshin përgjatë të ashtuquajturave “Net terrori”.
Me kalimin e kohës ai u kthye në një nga burgjet më të dhunshëm dhe të mbipopulluar në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në vitin 2001 ai u mbyll dhe iu shit Fairfax County, e cila po i bën një shndërrim total, duke i kthyer ndërtesat ekzistuese dhe zonën përreth në një kompleks luksoz, ku pothuajse nuk mungon asnjë gjë.
Sipas disa mediave amerikane, tashmë pjesa më e madhe e apartamenteve të rindërtuara janë shitur dhe dhënë me qira.